MENU
klinika

Gjithnjë të pandarë

Ku do i kalojnë festat e fundvitit Rita Ora dhe partneri i saj

13.12.2021 - 13:21

Rita Ora dhe i dashuri i saj i ri Taika Waititi do i kalojnë Krishtlindjet në Australi. Ylli i popit dhe i dashuri i saj do të festojnë sezonin festiv Down Under pasi ajo zbarkoi në Sydney në fillim të këtij muaji për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Duke folur për “Daily Mail Australia”, një burim i afërt me Ritën konfirmoi se këngëtarja dhe i dashuri i saj do të kalojnë pesë javët e ardhshme duke jetuar në Sydney në një rezidencë 11.54 milionë dollarëshe në Bellevue Hill.

“Rita mezi pret me padurim që të ketë Krishtlindje të nxehta në Aussie përpara se të fillojë xhirimet e sezonit të dytë të “The Voice Australia”, thanë ata.

“Xhirimi për “The Voice: Generations” ka përfunduar pothuajse tashmë. Rita nuk ka në plan të kthehet në shtëpi për Krishtlindje dhe në vend të kësaj do të marrë pak kohë për veten këtu përpara se të rifillojnë xhirimet”, tregoi më tej burimi në fjalë.

Pavarësisht se i është ofruar një shumë e madhe parash për të marrë pjesë në festat e Vitit të Ri, çifti ka të ngjarë të shijojë fishekzjarrët nga rezidenca e tyre në port.

Rita dhe Taika fluturuan në Sydney më 1 dhjetor dhe kaluan kohë në karantinë në shtëpi pas mbërritjes së tyre në përputhje me rregullat e Covid. I dashuri i saj gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë Thor: Love and Thunder, i cili është në post-produksion.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!