MENU
klinika

Kriza e energjisë

Kurti: Qytetarët po harxhojnë shumë energji elektrike…

13.12.2021 - 14:44

Kryeministri Albin Kurti tha sot në Kuvend se po diskutojnë për ta gjetur një zgjidhje lidhur me krizën e energjisë elektrike, e cila tha se po na troket në derë. Ai theksoi se qytetarët po shpenzojnë shumë energji për shkak se është lirë.

Kurti tha se Kosova është e fundit në rajon që po e kaplon kjo krizë. Ai tutje përsëriti se kriza e ka përfshirë gjithë rajonin dhe më gjerë dhe se shtetet po ndërhyjnë në prodhim, konsum dhe tregun e energjisë elektrike.

“Ne në mbledhjen e fundit të qeverisë e kemi adresuar krizën energjetike e cila po na troket në derë, mirëpo ne megjithatë jemi të fundit që po na kaplon kriza. Rajoni ynë, por edhe më gjerë, një pjesë e madhe e kontinentit, ndodhen tash e shumë kohë në krizë energjetike. Shtetet po ndërhynë si rrallë më parë në prodhimin, konsumin dhe tregun energjetik. Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, për derisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 vent për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh se konsumi i energjisë elektrike është rritur shumë, ndërsa si faktorë përmendi stinën e dimrit, por tha se kjo po ndodh, ndër tjerash, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë në Kosovë.

“Konsumi është tejet i madh, edhe për shkak të stinës së dimrit, edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës, edhe e banimit, edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, tha ai.

“Tash kur kërkesa rritet dhe kapacitetet janë të brishta, sigurisht që gjendja rëndohet, por me KEK-un, me KOSTT-in, me ZRRE-në po punojmë ta gjejmë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që të kemi edhe furnizim të qëndrueshëm, por edhe ta zbusim krizën energjietike në të cilën nuk ndodhemi vetëm ne”, deklaroi Kurti.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!