14.12.2021 - 12:26
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së hënës projektin e rrugës së re turistike që sjell më afër Mirditën dhe Dibrën. Sipas asaj që thotë kreu i qeverisë ka nisur puna për 64 km rrugë turistike nga Perlati, në Fushë Lurë e deri në Arras.
“Me përfundimin e kësaj rruge, do të zbulohet një tjetër mrekulli e fshehur e Shqipërisë siç është Lura,” shkruan Rama.
EDI RAMA NË FACEBOOK
“MIRËMËNGJES
dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë.” /abcnews.al/