MENU
klinika

Foshnja 3-muajsh humbi jetën

Mjeku roje: Nëna e saj sëmuret shpesh, e shtrojnë në Psikiatri

14.12.2021 - 12:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur për një familje në Has, ku një foshnje vetëm 3 muajshe ka ndërruar jetë.

Burimet nga policia bënë me dije se ka qenë nëna e foshnjes, shtetasja G. P., 31 vjeçe, e cila ka dhënë njoftimin për uniformat blu.

Mësohet se do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e humbjes së jetës së bebit.

Mjeku roje në spitalin e Krumës, Ibish Avdyli, ka treguar për “Faxnews” detaje të reja sa i takon ngjarjes.

“Policia ka lajmëruar për një foshnje të vdekur, kemi shkuar ku ka qenë në dhomën e vet, ka qenë e vdekur nuk ka pasur shenja. Ngelet si vdekje e dyshimtë se ne e njohim nënë e saj. Ngelet me u bë autopsia”.

I pyetur nëse foshnja mund të jetë asfiskuar si pasojë e një ngrohëseje që mund të jetë lënë ndezur, mjeku tha: “Po ka qenë ajo rezistenca, banesa është afër spitalit në një dhomë që ia ka dhuruar bashkia, një banesë sociale. Unë të paktën sa kam parë aty nuk mendoj që ka qenë nga asfiksia, por ngelet vdekje e dyshimtë dhe duhet autopsia.

Gjendja e nënës si e kemi parë ne herë pas herë sëmuret shumë keq e shkon në Psikiatri në Shkodër, por sonte nuk ka qenë keq. Vetë e ka lajmëruar rastin, Policinë më pas edhe ne. Sonte ishte vetëm, nuk e kishte as nenen, se zakonisht jetonte me nenen”, u shpreh mjeku.

Has/ Informacion paraprak

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.