MENU
klinika

Poem feston ditëlindjen e parë

Ledri dhe Sara ndajnë fotot e papublikuara

14.12.2021 - 16:30

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, Ledri Vula së bashku me partneren e tij, Sara Hoxha, janë bërë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.

Ndërkohë, sot Ledri e ka kujtuar përmes një fotografie të postuar në “Instagram”, teksa ka shkruar: “Sot 1 vjet”.

Në fotografi shihet, këngëtari teksa mban në duar Poem Blue.

Ndërsa, Sara ka publikuar një fotografi të vitit të kaluar, ku shihet Ledri duke i mbajtur asaj dorën.

“Këtë ditë, këtë kohë, një vit më parë”, ka shkruar ajo.