Laçi vijon ecurinë e fitoreve, duke marrë suksesin e tretë radhazi, sot në shtëpi ndaj Tiranës kryesuese dhe kështu gara për titull hapet më shumë, teksa në lojë futen shumë skuadra pas javës së 13-të.
Ndeshja ishte e luftuar dhe me shumë raste, sidomos në pjesën e parë, por fati do t’u buzëqeshte kurbinasve, të cilët në 90’ përfitojnë një penallti dhe Lushkja nuk fal nga pika e bardhë.
Nuk mund të mungonte tensioni dhe konrontimi. Të dyja tifozëritë filluan duke goditur njëri-tjetrin me stola, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozërisë.
Një akt i shëmutar ku përsëri rikthehen aktet e dhunës në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, ndërkohë po punohet për gjetur personat përgjegjës.