Prishu me doktora, prishu me profesora, prishu me artistë, prishu me prokurorë, prishu me gazetarë, prishu me komuna, prishu me gastronomë, prishu me Edi Ramën, prishu me BE-në, prishu me Amerikën, prishu me mua…
Shumë i pasur ish ky majnoon-i.
Ka kujtu që është lehtë.
E ndërron mentalitetin dhe vetëdijen e shqiptarëve me mesele e me gojëdhëna.
Rrënja ndryshohet veç nëse e nxjerr komplet dhe në vend të saj e mbjell një tjetër.
Qysh ke kujtu’ m’i çrrënjos një mentalitet!
Veç nëse e çon krejt popullin me nejt ‘te dajtë’, e ndërkohë e krijon një popull tjetër!
Shpirti, thonë, është energji, dhe energjia nuk zhduket.
Kjo, meraklive të ringjalljes, u jep shpresë, se pas vdekjes do të ketë jetë, sepse ajo që nuk kapet me dorë (shpirti), nuk zhduket…dhe logjikisht, s’ke si ta zhdukësh atë që nuk e sheh…
Prandaj Zoti dhe shpirti janë fshehur nga ne (nga Ju), se Ju askund vend nuk i kishit lënë duke i gjetë behane, Zotit dhe shpirtit!
Dhe ‘shyqyr që Zoti nuk i pranon lutjet e njerëzve, sepse krejt njerëzit ishin zhdukur’.
Kështu ka kujtuar Epikuri, por s’besoj se ka njeri që nuk ia ka dëshiruar ‘zhdukjen’ së paku një njeriu (edhe vetvetes, patjetër, se nganjëherë zhdukja është nevojë, thjesht ke nevojë të zhdukesh).
Ama ajo energjia që ka hyrë në mes të popullit dhe Kryeministrit, e çon n’Serbi Albin Kurtin, sepse e lëndoi popullin kur ia dha lejen KEK-ut ta shtrenjtojë energjinë, veç për shqiptarët (se serbëve ua paguan energjinë elektrike me paret tona).
Të jesh kryeministēr shqiptar e t’i privilegjosh serbët në dëm të popullit tënd, nuk është mirë.
Ministretsha Rizvanolli sot ka futur edhe pak misteriozitet dhe magji të zezë në KEK.
E ka zbuluar se një dorë e zezë e ndal rrymën tinëz saj, me qëllim të keq…!
Por, bartësi i dorës (së zezë) nuk është zbuluar!
Se kur të zbulohet, pastaj humb magjia!
Prandaj, qeveria Kurti merret me thashetheme dhe me gjësende misterioze!
P.S. Ndoshta ka qejf me e rrëzu.
Por ju kurrë mos ia jepni atë që e lyp
(askujt, jo veç këtij).
Nëse dikush të lyp bukë-jepi pite.
Nëse të lyp ujë-jepi sherbet.
Mos i ndihmoni m’u rrëzu’!
Ik prej sevapit-mos hy n’gjynah!