Dihet tashmë tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, madje media të ndryshme ndërkombëtare raportojnë se këto dy vende janë në prag të luftës. Të dyja palët janë në gjendje gatishmërie nëse i marrin urdhrat “nga lart”.
E në shërbim të atdheut të tij duket se është edhe ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Vitali Klitschko. Ish-boksieri i njohur ukrainas ka hequr dorë nga detyrat e tij në postin e tij në komunën e Kievit dhe ka përfunduar në front.
Ai është i gatshëm ta mbrojë vendin e tij nga agresioni rus, i cili mund të sulmojnë në çdo moment. Klitschko ka dhënë një interviste për mediat gjermane, të cilave u ka thënë se për Ukrainën është i gatshëm të japë edhe jetën.
Boxing legend Vitali Klitschko asks Germany for help to fight off Putin’s invasion threat https://t.co/yQQDoP6fhh pic.twitter.com/EUro4WZzCy
— Daily Express (@Daily_Express) December 14, 2021
“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do ta japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar ta mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, – ka thënë Klitschko, i cili ndërkohë e kërkoi ndihmën e vendeve anëtare të BE-së që ta ndalin Rusinë para se të bëhet vonë.
Ai do të mundohet ta përdor autoritetin e tij për të ndikuar te fuqitë botërore që t’ia ndalin hovin Rusisë para nisjes së luftës. Një luftë në mes të Ukrainës dhe Rusisë pati shpërthyer disa vite më parë kur separatistët rusë u rebeluan dhe morën nën kontroll Krimenë.