Shifra është një përllogaritje hipotetike, një evazion fiskal që rrjedh nga kompensimi për kontratat e shitblerjes ose rinovimi i lojtarëve të trajtuar nga Fali Ramadani, menaxherit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ndër pesë më të fuqishmit në botë nën hetim.
Ai është nën hetim për qarkullim të fshehtë të 60 milionë eurove për parregullsi të dyshuara në tregun e transfertave me një sistem përmbysjeje të taksave të korporatave.
Ramadani menaxhon shumë sportistë, për një vlerë totale prej rreth 770 milionë euro. Hetimi ka të bëjë me krimet e mosdorëzimit të deklaratës tatimore, pastrim parash dhe vetëpastrim.
Les transferts pour lesquels Fali Ramadani a été mis en examen:
– Koulibaly au Napoli
– la résiliation de Sarri à Naples
– Chiesa à la Juve
– Pjanic au Barca
– prolongation d’Handanovic
– Rebic au Milan
– Kalinic à la Roma
– Kalinic à Verona
– Butic au Torino(Calcio & Finanza) pic.twitter.com/aBn9J6h22c
— FrSerieA (@FrSerieA) December 14, 2021
Menaxheri i famshëm ka bashkëpunuar me Juventus, Torino, Milan, Inter, Verona, Spal, Fiorentina, Cagliari, Roma, Napoli dhe Frosinone, por klubet deri më tani nuk janë nën hetim, vetëm individë, nëse do të gjendet bashkëfajtorë.
Për momentin, përveç emaileve për kontakte mes drejtorëve sportivë apo drejtuesve të klubeve dhe Ramadanit e “rrethit” të tij, janë mbledhur rreth tridhjetë kontrata, por numri i tyre me siguri do të rritet. Kontratat që do të shqyrtohen për të konstatuar se sa dëmshpërblim i ka shkuar ‘super avokatit’.
Operacionet (përfshirë rinovimet, asgjësimet dhe blerjet) që lidhen, ndër të tjera, me Federico Chiesa, Miralem Pjanic, Samir Handanovic, Kalidou Koulibaly, Ante Rebic, Nikola Kalinic, Karlo Butic dhe trajnerin Maurizio Sarri, janë duke u ekzaminuar.