MENU
klinika

Ndryshojini këto zakone

4 faktorë që përcaktojnë jetëgjatësinë tuaj

15.12.2021 - 07:15

Shkencëtarët shprehen se shmagia e disa zakoneve të këqija mund të zgjasë jetën tuaj. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Preventive Medicine, jetëgjatësia mund të zgjatet nëse shmangen katër zakone të këqija të jetës: pirja e duhanit, alkooli, dieta e varfër dhe pasiviteti. Më shumë se 16 mijë persona, 16-90 vjeç morën pjesë në hulumtimin e shkencëtarëve nga Universiteti i Cyrihut.

Hulumtimet kanë treguar se pirja e duhanit është padyshim faktori më i madh i rrezikut dhe duhanpirësit kanë një rrezik 57 për qind më të lartë për vdekje të parakohshme. Gjithashtu, personat që nuk shmangin asnjë nga katër zakonet e këqija të jetës kanë dy herë e gjysmë më shumë rrezik për vdekje të parakohshme. Përveç kësaj, ndikimi i një stili jetese jo të shëndetshme rritet me moshën.

Për personat midis moshës 45 dhe 55 vjeç që pinë duhan, pinë alkool, nuk ushtrojnë dhe hanë në mënyrë jo të shëndetshme, efekti i faktorëve negativ është dukshëm më i vogël se për njerëzit e moshës 65 deri në 75 vjeç. Shanset që një 75-vjeçar të jetojë i shëndetshëm për dhjetë vitet e ardhshme janë 67 për qind.