MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Basha-Berisha barazim në fillim, por…

15.12.2021 - 16:44

Bash pasi Basha shpalli pezullimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së (dhe para se Berisha të fillonte serinë e gjatë të foltoreve), më rastisi të zhvilloja një sondazh për çështje të ndryshme, me intervista të drejtpërdrejta të shqiptarëve të thjeshtë (që u kryen nga anketues të shpërndarë anëembanë vendit). Në atë sondazh, përfshiva edhe një pyetje mbi përkrahjen ndaj katër politikanëve kryesorë. Dhe përgjigjet e asaj pyetje ishin interesante, ngaqë përplasja publike Basha-Berisha sapo kishte filluar.

Rreth 15 % e të anketuarve përkrahnin Bashën atëherë. Po 15% e të anketuarve përkrahnin Berishën. Sidoqoftë, kishte diferenca të mëdha përkrahjeje në grupmosha të ndryshme. Kështu, në grupmoshën 35-49 (të afërt me moshën e Bashës), Basha kishte një epërsi prej 6 pikësh ndaj Berishës. Ndërsa në grupmoshën 65 vjeç e sipër (të afërt me moshën e Berishës), kishte Berisha epërsi prej 5 pikësh ndaj Bashës (shihni tabelën shoqëruese).

Me vazhdimin e ciklit të foltoreve të Berishës, duket se balanca e përkrahjes në sinorin demokrat ka anuar nga ai tani. Dy sondazhe që u publikuan kohët e fundit në televizione shqiptare (të zhvilluara nga kompani të huaja), treguan se raporti i përkrahësve Berisha-Basha nuk është më 1 me 1 (siç më rezultoi në sondazhin e mesit të shtatorit), por diku tek 3 me 1 për Berishën. Gjë që tregon se moshatarët e Bashës nuk e përkrahin më atë si në fillim. Ndërkohë, duket se janë shtuar ndjeshëm përkrahësit e Berishës në të gjitha moshat, e jo vetëm ndër moshatarët e vet…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN