15.12.2021 - 22:03
Drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se dorëheqja e sa është kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.
Deri më tani nuk dihen ende arsyet se pse Lame i ka kërkuar largimin nga detyra. Mësohet se përkohësisht, detyrën e saj do ta marrë zëvendësdrejtoresha, Risena Xhaja.
Kjo e fundit do të mbajë postin deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit për postin e drejtuesit të Kadastrës së Durrësit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.