MENU
klinika

"Kjo foto shpesh më gëzon e shpesh më mërzit!"

Mozzik emocionon me dedikimin për të atin

16.12.2021 - 13:56

Ndryshe nga portretizimi në muzikë, si çuni rebel dhe pa ndjenja, Mozzik ka treguar se në fakt është shumë i lidhur me familjen, tepër i dashur dhe i ndjeshëm në jetën reale. Reperi është mjaft aktiv dhe ndan me fansat postime të ndryshme, përfshirë detaje nga karriera e jeta personale. Rrallë, por as në këto platforma ai nuk ka ngurruar ta shfaqë anën e tij “të dobët”.

Së fundmi, Mozzik ka shpërndarë një shkrim prekës në InstaStory, krahas një fotografie kur ishte fëmijë së bashku me babain dhe Getinjon. Ai shkruan se kanë kaluar kohë të vështira, por që tani është i lumtur për atë që ka arritur.

“Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzitë. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne.

Në gjendje të mbajë 3/4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur.

Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet, por shumë shpejt.

Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj bablok mbërrita a jeni mirë?

Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë baba im është idolli im.

Respekt, në foto baba, unë, Getoari!”. 

"Kjo foto shpesh më gëzon e shpesh më mërzit!"