MENU
klinika

Me të dashurin e saj

Fjoralba Ponari poston si rrallëherë një video ‘funny’

17.12.2021 - 07:14

Prezantuesja Fjoralba Ponari është treguar tepër private për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen me partnerin e saj, i cili nuk është person publik.

Ajo ka postuar sot një video në Instagram Story, ku i dashuri i saj Françesko e ndihmon të veshë çizmet.

“Kur çizmet e reja duan pak forcë… të vjen në ndihmë i dashuri!”

Pavarësisht se ndodh rrallë, nuk është hera e parë që Fjoralba poston gjëra me Françeskon.

Kur festoi 27 vjetorin, ai i ka dhuruar një libër, i cili duket se mban brenda historinë e tyre të dashurisë dhe momentet më të bukura.

Fjoralba Ponari shfaqet shumë rrallë në rrjete sociale me të dashurin e saj. më herët ajo ka treguar se Francit nuk i pëlqen të jetë një qendër të vëmendjes, si natyrë introverte dhe për këtë arsye ajo nuk shfaqet shpesh me të në publik.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar moderatorja.

Aktualisht Fjoralba Ponari prezanton “Portokallinë” dhe “Më thuaj 1 Dëshirë”. Ajo u bë e njohur në talent show “The Voice of Albania”, për të filluar më pas punë aty dhe në programin “E Diell”.