MENU
klinika

Po pastronin fasadën e një godine

Dy gra bien nga 15 metra lartësi në Dropull, njëra në gjendje të rëndë

17.12.2021 - 10:00

Një aksident në punë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Dropull, ku të plagosura kanë mbetur dy gra. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur teksa gratë kanë qenë duke pastruar fasadën e një godine të një kompanie në fshatin Vrisera.

Siç mëson gazetarja Metaj, në mënyrë të pashpjegueshme, ishte improvizuar një vinç me një kovë, sipër së cilës ndodheshin gratë. Befas, kova është shkëputur dhe gratë janë rrëzuar nga një lartësi rreth 15 metra. Ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ku mësohet se njëra ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Policia e Gjirokastrës apo Prokuroria kanë nisur hetimet për ngjarjen, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga shkelja e rregullave të sigurimit teknik në punë.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin