MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Një plak 80 e ca vjeçar përballë një partie 80 e ca vjeçare…

17.12.2021 - 16:56

Në qoftë se Berisha arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së (ka ca pengesa të mëdha juridike e bravash, para se ta arrijë këtë gjë), do të jetë mbi 80 vjeç kur të ketë shansin të përballet elektoralisht me PS-në për shumicën në Kuvend. PS-ja, nga ana saj (pavarsisht se emrin e ndryshoi më 1991), i ka rrënjët 80-vjeçare. Votuesit e saj kënaqen sot me marketet e kafenetë private poshtë pallateve ku banojnë, por vetë apo paraardhësit e tyre ishin dikur mbështetës së PPSH-së, e cila i boshatisi dyqanet e kafenetë shtetërore nën hyqmin e saj…

Nga të gjitha sondazhet politike që kam zhvilluar deri më sot në Shqipëri, grupmosha 18-24 vjeç është vazhdimisht e lëkundur apo mospjesmarrëse në votim. Për shembull, bazuar në një sondazh rigoroz kombëtar që kam zhvilluar së fundmi, vetëm 68% e banorëve të kësaj grupmoshe morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021 (shumica dërrmuese e atyre që banojnë jashtë vendit nuk kanë mundësi fizikisht të votojnë). Nga ana tjetër, plot 83% e banorëve 25-99 vjeç votuan më 25 prill 2021. Dhe në këtë fashë dominuese moshore, partia 80-vjeçare ka epërsi…

Pra sfida për Berishën (në qoftë se arrin të marrë kontrollin e plotë të PD-së dhe nëse nuk goditet nga SPAK), është që të fitojë zemrat e 18-24 vjeçarëve të sotëm, si dhe të atyre që janë 14-18 vjeç (e që në zgjedhjet e ardhshme do të kenë të drejtën moshore të votojnë).

Një malore e fortë për një plak që do të jetë mbi 80 vjeç në betejën e ardhshme elektorale…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN