Për herë të parë në Shqipëri dhjetëra mbështetës të Sali Berishës do të dalin në një “referendum” për të sfiduar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë futur në listën e zezë Sali Berishën dhe familjarët e tij. Referendumi është akti I fundit I një procesi I cili nisi më 9 Shtator, të këtij viti, kur kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendosi të zgjedh mes SHBA dhe Sali Berishës.
Këtë akt Sali Berisha e bëri kauzë të betejës së tij kundër SHBA.
Ashtu si organizatat terroriste I presin kokën çdo tradhtari që dyshojnë se është I lidhur me SHBA, ashtu dhe Sali Berisha pas 9 Shtatorit nisi një betejë kundër Lulzim Bashës vetëm me këtë motiv. Ai e bazoi betejën e tij tek fakti që Lulzim Basha mes tij dhe SHBA, zgjodhi SHBA, si interes të Partisë Demokratike.
Beteja e Sali Berishës nuk nisi më 19 Maj kur SHBA e shpalli në Listë të Zezë. Nuk nisi as në Kuvendin e PD në Korrik, kur kandidatët duhet të shpreheshin mbi të ardhmen e PD pa Sali Berishën. Nisi pikërisht kur njeriu I parë brenda PD guxoi të thoshte “Ne duhet të jemi me SHBA”.
Pra kjo betejë është jo vetëm thellësisht antiamerikane, por është dhe terroriste. Është terroriste, pasi në themel të kësaj beteje qëndron urrejtja dhe linçimi I një njeriu që zgjodhi SHBA dhe jo Sali Berishën. Është betejë për të bërë shembull “një tradhtar” që lë në baltë Sali Berishën përballë SHBA.
Dhe kjo është simbolika e gjithë betejës së Sali Berishës dhe morali I saj. Ajo synon të ngulis thellë në kujtesën e mbështetësve të tij fanatikë, që askush të mos guxoj ta tradhëtoj atë në betejën e tij me SHBA.
Të gjithë të tjerat janë gënjeshtra dhe alibi pa vlerë.
Sali Berisha I ka dal zot kësaj beteje, duke shpallur se do të jetë ai kryetari i ri i organizatës terroriste që po lind ditën e shtunë. Ata më hileqarët, dhe që nuk gjejnë dot arsye logjike në publik pse po bëhen anëtarë të kësaj organizate terroriste “revolucionare” siç kanë qejf ta quajnë, të thonë si ngushëllim se po e përdorin Berishën për të shpëtuar nga Luzlim Basha pastaj mund të zgjedhin një lider të ri. D.m.th. mes të tjerash janë dhe hipokrit, pasi pranojnë që Sali Berisha është një kartë e djegur.
Kjo është një gënjeshtër edhe më e madhe dhe një gjë edhe më e rënd.
E keqja më e vogël është që në krye të kësaj organizate terroriste, të jetë Sali Berisha, pasi ai ka kundër dhe moshën fizike dhe dënimin e qartë të SHBA dhe ndëshkimin që mund të marrë nga drejtësia shqiptare. Ideja që kjo organizatë terroriste të ketë dhe pasardhës të Sali Berishës besnikë të tij, që mes SHBA dhe Berishës të jetë gjithnjë me Berishën është dhe më ogurzezë.
Linçimi i Lulzim Bashës ka pikërisht këtë qëllim, që të mos guxoj më njeri që mes Sali Berishës e SHBA të zgjedh SHBA. Prandaj çdo justifikim I atyre që të shtunën më 18 Dhjetor, do marrin pjesë në këtë farsë të ndyrë antishqiptare, kundër vendit që është aleati më i madh i shqiptarëve në botë dhe garancia e mbijetesës së tyre kombëtare, është i papranueshëm.
Partia Demokratike për fat po ndahet kjo celulë terroriste antiamerikane. Ajo ka të shtunë Kuvendin e saj normal dhe do të vazhdoj rrugën e vet, e pastruar nga berishizmi.
Por celula terroriste që synon të institucionalizohet nesër si organizatë, nëpër kafene lagjesh dhe shtëpia private në gjithë Shqipërinë, do të hyj në historinë e këtij vendi, si një njollë e zezë e përpjekjeve për të krijuar një institucion politik antiamerikan në Shqipëri, pasi e shikojnë praninë e SHBA në Shqipëri, si pasiguri për të inkriminuarit, vrasësit e demokracisë, të drejtësisë dhe ligjit në këtë vend.
Shumë prej tyre në ditët, javët, muajt dhe vitet në vazhdim do të kërkojnë ndjesë për atë që po bëjnë dhe do të kenë gjithnjë si arsyetim se na gënjeu Sali Berisha. Natyrisht nuk do tu bëj njeri gjyq, dhe as do merret kush me ta, por historia do ti përdor gjithnjë si ilustrim, se si një pakicë në këtë vend, ju nënshtrua hallit të një njeriu, I cili vendos si standard të besnikërisë ndaj tij, që të japin prova se mund të sfidojnë SHBA për atë, që nënkupton, ose me Berishën, ose me Shqipërinë.
Nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën, as nga SHBA, as nga drejtësia dhe as nga vendi I turpit që I ka rezervuar historia. Por PD po e shpëtojnë duke u larguar prej saj dhe Shqipërinë po e bëjnë më të qart për mbetjet toksike që ka brenda saj.