MENU
klinika

"Kur të kemi lajmin e madh..."

Luana Vjollca zbulon të vërtetën për rikthimin e saj në ekran

18.12.2021 - 08:28

Ky sezon televiziv nuk po u shijon edhe aq shumë njerëzve me mungesën e Luana Vjollcës. Ndonëse ka treguar se ka një projekt shumë të bukur gati për publikun krah “Shiko Kush Luan”, moderatorja ende nuk ka zbuluar se KUR do rikthehet në ekran.

Ditën e sotme ajo rishpërndau në Instastory një postim ku dikush kishte përmendur “Shiko kush Luan” si emisionin e preferuar.  “Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- shkroi Luana. Këtë status disa media e keqkuptuan duke e interpretuar si një rikthim të sajin në 1 janar të 2022.

Luana Vjollca zbulon të vërtetën për rikthimin e saj në

Por, jo. Luana ka sqaruar sërish përmes disa postimeve në Instastory se ka qenë një keqkuptim dhe se postimi i saj lidhet me dashurinë që ndjekësit i shprehin për emisionin.

“Tani po kuptoj që story im i mëparshëm është keqkuptuar. Ishte thjesht një shprehje dashurie për gjithë ata miliona që më shkruajnë se duan “Shiko Kush Luan” në 1 janar si përherë. Asgjë më shumë. Ju dua më mungoni edhe ju mua shumë. P.S kur të kem lajmin e madh do e merrni vesh të gjithë. Deri atëherë stay tuned se ka gjëra të reja dhe të bukura.”-shkruan Luana.

Luana Vjollca zbulon të vërtetën për rikthimin e saj në

Luana Vjollca zbulon të vërtetën për rikthimin e saj në

Luana Vjollca zbulon të vërtetën për rikthimin e saj në

/News31