MENU
klinika

Përmirësimi i infrastrukturës

Forcat e Armatosura ndihmë komunitetit, ndërtojnë rrugë

11.11.2018 - 19:18

Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’, e cila përveç përgatitjes dhe trajnimit të efektivëve të batalionit të Xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira moti, u vjen në ndihmë edhe komunitetit.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Gjatë kësaj stërvitjeje në njësinë administrative Muhurr në bashkinë e Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’ dhe përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhurri në Selishtë.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

“Këto stërvitje i keni të zakonta për t’u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë”-theksoi ndër të tjera ministrja Xhaçka.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Stërvitja ‘Kompaktësimi 2018’ shërben gjithashtu edhe për përgatitjen e xhenierëve të rinj të Forcave të Armatosura dhe trajnimin e manovratorëve.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Segmenti rural Muhurr-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i Xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës