MENU
klinika

Ndërron jetë një invalid

Zjarri shkrumbon banesën në Kolonjë

18.12.2021 - 11:50

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë shtunë në Kolonjë. Një zjarr ka përfshirë një banesë, duke i marrë jetën një personi. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Shyqyri Selimi.

Siç mëson gazetarja Kodra, shkak i zjarrit në banesën në fshatin Sanjollas dyshohet se ka qenë bombola e gazit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ka qenë e gjithë familja, por pesë anëtarë janë shpëtuar, ndërsa njëri prej tyre fatkeqësisht nuk është nxjerrë dot.

Ndërkohë, mësohet se viktima ishte invalid dhe është asfiksuar nga tymi e flaka. Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikës, të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Informacione paraprake.

 

 

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.