MENU
klinika

Ankth se mund të rikthehet kufizimi i lëvizjes

Greqia i bie alarmit për rritjen e infektimeve

18.12.2021 - 12:35

Me rastet e variantit Omicron që arritën në 17 të enjten, autoritetet shëndetësore greke po e përmendin ngjitjen e tij të shpejtë ndërsa paralajmërojnë për mundësinë e një shpërthimi tjetër të madh të epidemisë Covid-19, muajt e ardhshëm.

Dhe me boshllëqet në njohuritë e komunitetit shkencor në lidhje me karakteristikat klinike të variantit të koronavirusit, autoritetet shëndetësore në Greqi dhe jashtë saj janë vënë në gatishmëri të lartë.

Shqetësimi po shtohet për një presion akoma më të madh mbi Sistemin Kombëtar Shëndetësor tashmë të mbingarkuar të vendit (ESY) dhe spekulimet po rriten se masat kufizuese për lëvizjen e njerëzve mund të rifuten. E përcaktuar tashmë është se që nga e diela, vizitorët nga jashtë shtetit do të duhet të tregojnë rezultat negativ të testit laboratorik për të hyrë në vend.

“Po merren masa për të fituar kohë, në mënyrë që të kemi më shumë të dhëna për karakteristikat klinike të virusit dhe mbrojtjen që afrohet nga trajtimet që kemi, si dhe për të vaksinuar popullatën”, tha në komentet infektologu Charalambos Gogos për Kathimerini.

“Ky është një variant i ri dhe ne i dimë karakteristikat e tij biologjike, përkatësisht çfarë është virusi, mutacionet e tij dhe ku ndodhen. Por ne nuk i dimë karakteristikat klinike të virusit”, shtoi ai.

Informacioni, theksoi ai, vjen ngadalë, kryesisht nga Afrika e Jugut, ku ka zëvendësuar plotësisht variantin Delta, por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, ku ka pasur një rritje masive të rasteve me Omicron.

“Duket se është një lloj, i cili ka depërtim të madh dhe është shumë ngjitës. Ne kemi ende një boshllëk në njohuritë tona në pikën nëse ai mund ta anashkalojë imunitetin,” shpjegoi Gogos, duke vënë në dukje se indikacionet e hershme sugjerojnë se në disa raste mund të anashkalojë imunitetin dhe të përbëjë rrezik edhe për njerëzit e vaksinuar trefish. Vaksinat duket se mbulojnë një masë të konsiderueshme sëmundjesh serioze dhe ky efekt shumëzohet me dozën e tretë.

© SYRI.net

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi