Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se po e ndjek referendimin për shkarkimin ose jo për kreun e PD, Lulzim Basha.
Ajo ka postuar disa foto nga procesi i votimit, ku shihen demokratë të shumtë në radhë për të votuar teksa shkruan “goodbyee Lul”.
“Sot kanë shkuar për tëë votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shpia; sot janë ngritur për të votuar nga themeluesit e degëve të PD deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum” shkruan Topalli ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Goodbye Lul!
Sot duhet te rrish ne rradhe per te votuar ne Referendumin e PD per largimin e LB!
Sot kane shkuar per te votuar edhe ata democrate qe kane vite qe nuk dalin nga shpia; sot jane ngritur per te votuar nga themeluesit e degeve te PD deri tek anetari me i ri i saj; sot jane ngritur nga shtrati te semure per te votuar ne referendum.;
Kane votuar nga me te rinjte deri tek me te moshuarit.
Asnjehere nuk ka patur nje pjesemarrje demokratesh si kjo e sotmja.
Kjo eshte Dita e bukur e demokracise!
Kaq rradhe nuk ka patur as ne diten e votimeve.
Kjo nuk eshte vetem shprehja me e bukur e lirise dhe demokracise, kjo eshte mesazhi i shpreses;
Me kete pjesemarrje e besim qe njerezit kane tek clirimi nga pengu ata po percjellin shpresen per te larguar edhe qeverine aktuale.
Pas LB rradhen e ka Rama!
Goodbye Lul!
Faleminderit cdo demokrati!