MENU
klinika

Çfarë po ndodh në PD?

Berisha shtyn konferencën, Basha mbledh kryesinë!

18.12.2021 - 21:35

Selia e Partisë Demokratike tashmë është e ndarë në dy kampe. Në njërën anë Lulzim Basha, i cili po zhvillon mbledhjen e kryesisë dhe të kryetarëve të degëve, nga ana tjetër Sali Berisha, i cili ka njoftuar një konferencë me gazetarët, por që eshte shtyre me disa minuta.

Media raporton se jashtë ambienteve të selisë ka mbështetës nga të dyja palët, edhe nga Basha edhe nga Berisha.

Kujtojmë që sot Partia Demokratike zhvilloi Kuvendin Kombëtar. Ndërsa Sali Berisha thirri referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Kryedemokrati Basha nuk e njeh referendumin e thirrur nga Berisha, duke u shprehur se sot i vetmi aktivitet ishte Kuvendi Kombetar, i cili mori edhe disa vendime.
Në Kuvendin e PD u miratua rezoluta me 12 vendime të miratuara nga Këshilli Kombëtar. Rezoluta e konsideron Kuvendin e Sali Berishës një tubim dhe vendimet e marra prej tij si “nul”.

Lëvizja Berisha konsiderohet si lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.