Një shpërthim i fortë ka tronditur Lungomaren në lagjen “10 korriku”, mesditën e kësaj të diele, ku i lënduar ka mbetur biznesmeni Endrit Sadedini 34 vjeç. Shpërthimi i cili dyshohet të jetë një atentat me eksploziv në makinë, ka ndodhur jashtë një pallati.
Si pasojë e shpërthimit, 34-vjeçari ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ishin banorët e lagjes të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë, pas shpërthimit të fuqishëm.
Kjo nuk është hera e parë që ndaj Endrit Sadedini është bërë një atentat, pasi edhe katër vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer.
Sipas informacioneve nga gazetarit Armand Xhelili, një makinë e djegur është gjetur në Babicë, e cila dyshohet të jetë e autorëve të dyshuar të atentatit.
Mbeti i plagosur rëndë, Endrit Sadedini i shpëtoi 4 vite më parë një tjetër atentati! Gjendet një makinë e djegur në Babicë
Endrit Sadedini, 34-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi ishte shënjestra e një atentati mesditën e sotme në Vlorë, edhe 4 vite më parë i kanë bërë atentat. Sipas burimeve për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, në të njëjtën periudhë, 34-vjeçari i ka shpëtuar një tjetër atentatit. Mësohet se shkak janë bërë konfliktet e tij të mëparshme. Ndërsa një makinë është gjetur e djegur në Babicë të Vlorë, e cila dyshohet se u përket autorëve të dyshuar të atentatit.