MENU
klinika

Qafë-Thanë

Trafikimi Shqipëri-Maqedoni/ Goditet grupi i drogës

11.11.2018 - 21:44

Policia kufitare perëndimore në Maqedoni ka sekuestruar ditën e sotme rreth 60 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Bazuar në informacionet nga mediat maqedonase, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Mësohet se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.

droge ne kufirin maqedonas-konica.al
droge ne kufirin maqedonas-konica.al

Operacioni, sipas raportimit nga Alsat, është në vijim e sipër, nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.

Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar emrat e trafikantëve.

E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.

“Edhe kur Rama ha vezë në mëngjes…”

Shteti bektashi me agjendë të Serbisë? Ironizon Braçe

Video po bën xhiron e rrjetit

Momenti kur Irani sulmoi Izraelin