MENU
klinika

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve

Fatura e majme e 5 koncesioneve

11.11.2018 - 22:23

Buxheti i shtetit do të ketë një kosto në buxhet prej rreth 153.8 miliard lekë ose 1.2 miliard euro së bashku me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

Kjo kosto vjen si pasojë e kontratave koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Qeveria ka zbuluar për herë të parë faturën e 5 koncesioneve të mëdha që janë miratuar deri më tani në sektorin e infrastrukturës rrugore.

Paketa, e cila i është bashkangjitur listës së investimeve publike 2019-2021, përfshin ndërtimin e 4 rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e autostradës Durrës-Kukës.

Sipas dokumentit, për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, buxheti i shtetit do të paguajë 9.4 miliardë lekë për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës.

Këto para’ përfshijnë subvencionin e parashikuar për trafikun minimal, pagesat për defektet e fshehura si dhe ato për supervizionin e kontratës.

tiran-durres-me-koncesion-konica.al
tiran-durres-me-koncesion-konica.al

Koncesioni i dytë është ai i rrugës Thumanë-Kashar.

Ndërtimi i segmentit me gjatësi 20.8 kilometra do të kushtojë 54.4 miliardë lekë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa nëse zhvishet nga kjo taksë, e cila i rikthehet sërish shtetit, fatura neto që do të paguajnë qytetarët është rreth 45.3 miliardë lekë.

Më pas, në listë vijnë me radhë Rruga e Arbrit me 40.3 miliardë lekë, Milot-Balldre me 36.5 miliardë lekë dhe Orikum-Dukat, që vlerësohet se do të ketë një kosto 11.8 miliardë lekë.

Për disa nga këto koncesione si Rruga e Arbrit apo Durrës-Kukës është nënshkruar sakaq kontrata dhe ka nisur puna, ndërsa të tjerat janë në fazë negocimi të kontratës.

Por, burime nga qeveria thanë për Top Channel se shifrat e paraqitura në listën e investimeve publike janë ato të negociuara mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe koncesionarëve privat.

Pra, në total 1.2 miliardë euro duke përfshirë TVSH-në ose mbi 1 miliard euro neto, të cilat do të paguhen për 13 vitet e ardhshme.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!