MENU
klinika

Hapin parcelën e radhës

Grekët kërkojnë trupa ushtarësh në Përmet

20.12.2021 - 13:30

Autoritetet greke po hapin një parcelë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve të rënë në luftën italo-greke 1940-1941. Komisioni i përbashkët greko-shqiptar ka urdhëruar hapjen e kësaj parcele të pozicionuar përbri stadiumit të qytetit të Përmetit.

Parcela që po hapet sot parashikohet të shtrihet me një gjatësi 80×40 metra. Në vendngjarje ka përfaqësues nga trupi diplomatik grek i akredituar në Tiranë si dhe juristi i Prefekturës së Gjirokastrës i cili nuk pranoi të jepte informacion pasi nuk ishte i autorizuar.

Grekët pretendojnë se në këtë parcelë ka varre masive të ushtarëve grekë. Sipas komisionit të përbashkët mendohet të jenë varrosur mbi 100 trupa por megjithatë kjo do të ngelet për t’u parë gjatë ditëve në vijim ku do të ketë edhe një përqendrim më të madh të kërkimeve.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë