MENU
klinika

Gjykata e Gjirokastrës tha se...

Mediat greke: Vendimi ngre pikëpyetje

20.12.2021 - 15:18

Vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës, e cila tha se minoritari grek Kostandin Katsifas, kreu ‘vetëvrasjes’, për mediat greke ngre pikëpyetje për drejtësinë në Shqipëri. Në një artikull të publikuar në ‘Protothema’ thuhet se pavarësisht kundërshtimeve nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, kryetarja e gjykatës Suela Daci pranoi propozimin e prokurores së Gjirokastrës.

Sipas mediave greke, në këtë moment prokurorja është përfshirë në një rast shpërdorimi të detyrës dhe korrupsion, pasi e ka atribuar vrasjen e pjesëtarit të minoritetit grek të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë deri në vetëvrasje, me…dy plumba në zemër!

Po sipas asaj që shkruajnë mediat, ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze pasi propozimi i mëparshëm i kësaj prokurorie, ishte kthyer nga kryetarja e gjykatës, ku kërkohej një hetim i mëtejshëm pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i atribuar vdekjen e Katsifa-s si vetëvrasje.

Informacionet shtesë që dolën për të pranuar sugjerimin e prokurorit mbeten të paqarta! Raporti i prokurorit, siç dihet deri më sot, nuk është koherent dhe në shumë vende është i diskutueshëm dhe kontradiktor.

Pretendimin e “vetëvrasjes” së Katsifas, mbështet në ekspertizat mjeko-ligjore të kryera në Gjirokastër dhe Tiranë dhe me mjekë të cilët nuk dihen dhe nuk kanë foto të vendit të vdekjes së tij.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë