21.12.2021 - 14:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, rreth orës 08:50, në lagjen nr. 5.
Një 60-vjeçar i identifikuar me inicialet A.K., është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në banesë.
Ai dyshohet të jetë vetëvarur. Mbetet e paqartë përse ka marrë aktin ekstrem.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.