MENU
klinika

Po vijnë emigrantët

Fluks në portin e Durrësit për festa

21.12.2021 - 14:02

Kur viti 2021 ka nisur numërimin mbrapsht, në portin detar të Durrësit ka nisur fluksi i udhëtarëve.

Emigrantë të shumtë po mbërrijnë këto ditë në port, për të udhëtuar më pas drejt qyteteve të ndryshme ku ndodhen familjet e tyre. Festat e fundvitit janë një arsye më shumë për të qenë bashkë, pavarësisht pandemisë dhe kufizimeve të saj.

“Këtë vit kemi vendosur të vijmë me familjen. Është pak më mirë se vitin e kaluar.”

“Bashkë, të gjithë bashkë.”

“Te familja këtu, se kam prindërit.”

“Për festa. Vaksinën e kemi bërë. Green pass e kemi marrë. Jemi në rregull.”

“Do vij tek familja ime.”

Përveç tyre, festat e fundvitit do të gjejnë pranë familjes dhe mjaft qytetarë që për arsye të ndryshme kanë udhëtuar jashtë vendit.

“Unë isha për hall, e operuar aty.”

“Nga Franca. Vajtëm me pushime, turistë. Kemi dhe fëmijët.”

Pyetje: A do ju vijnë fëmijët për festa?

“S’e besoj, janë pa karta. Shkuam ne. Shumë mirë. Shtet i mirë. Na priti, na përcolli.”

Pas festave, ndryshimet e hërepashershme të masave kufizuese në vendet ku jetojnë i bëjnë të paqartë për atë që i pret në kthim.

“Nuk e di.”

“Si të vendoset. Ndryshojnë masat. A do të kemi a jo me qëndru në karantinë?! Si të jetë. Jetojmë në Zvicër.”

Është fundviti dhe atmosfera e festat sjellin gjithnjë shpresë, gëzim dhe një urim për të gjithë.”

“Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë vit i mbarë!”

“Gëzuar! Mbarë e mirë!”

“Gëzuar e për shumë vjet të gjithë shquptarëve. Shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë.”

“Gëzuar festat e mbarësi të ketë populli shqiptar!”

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin