MENU
klinika

“Rama me të kuqe për të treguar dominancë”

Mediat serbe “zbërthejnë” veshjet e liderëve të “Balkanit të Hapur”

21.12.2021 - 22:25

Ditën e sotme u mbajt takimi mes liderëve Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev. Takim i cili u ndoq me kureshtje të madhe edhe nga mediat serbe të cilat kanë shkruajtur çdo detaj, madje nuk i kanë shpëtuar as kravatat e vendosura nga tre liderët e “Open Balkan”.

Kryeministri Edi Rama, vendosi një kravatë të kuqe e cila besohet se simbolizon dëshirën për dominim. Sipas mediave serbe njerëzit që dëshirojnë të tregojnë superioritet veshin të kuqe, megjithëse pas asaj kravate mund të fshihet edhe ideja e flamurit të kuq.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte vendosur kravatën blu dhe kjo ngjyrë tregon që është një person që mund t’i zihet besë.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev zgjodhi një kravatë vjollcë, e cila zakonisht përdoret për të treguar pushtetin dhe pasurinë.