MENU
klinika

Sipas shenjës së horoskopit!

Ç’ngjyrë flokësh të provoni në 2022?

22.12.2021 - 13:41

Viti i ri gjithmonë vjen bashkë me tendencën për të bërë një ndryshim, qoftë ky i vogël apo drastik. Prandaj ndryshimi i ngjyrës së flokut është mënyra perfekte për të nisur mbarë vitin 2022.

Ky ndryshim është mënyra më e lehtë dhe entuziasmuese për të rivitalizuar look-un tuaj.

Ja kush është trendi perfekt i ngjyrës së flokëve që duhet të keni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi
Për dashin e drejtpërdrejtë e guximtar, do të ishte mirë ta nisnit vitin me baluke dhe me një ngjyrë “të kuqe vampiri”, për të përfaqësuar mrekullisht energjinë tuaj.

Demi
Si “krijesat e komfortit”, Demat nuk preferojnë shumë të ndryshojnë. Ndaj, disa fije modeste, neutrale do të ishin rekomandimi perfekt për karakterin tuaj.

Binjakët
Dukeqenë se njiheni për një karakter të dyfishtë, do të kishte kuptim perfekt nëse do t’i lyenit flokët tuaj me një stil “gjysmë për gjysmë”. Një model modern, i cili padyshim që do të të dhurojë të gjithë vëmendjen që dëshiron.

Gaforrja
Ngjyra perfekte për shenjën tënde do të ishte një ngjyrë toke apo çokollate. Por, nëse do të doje diçka më të rrezikshme, mund të shtosh disa tone qershie.

Luani
Luanët komandojnë dhe kërkojnë vëmendje, prandaj është koha perfekte për të dekoloruar flokët tuaj. Sypatrembja juaj dhe vetëbesimi që zotëroni ju bën shenja ideale e horoskopit për një ndryshim drastik!

Virgjëresha
Prakticiteti është emri i dytë i çdo virgjëreshe. Stili perfekt për ju është: “flokë të errët në rrënjë, e më të çelët në fund”. Kjo gjë do t’i shtonte shumë dominancë.

Peshorja
Kim Kardashian, Gwen Stefani apo Naomi Osaka janë të gjitha peshore, pra le të themi se peshoret janë dramatike dhe ikonike. Flokët e çelët po e thërrasin këtë shenjë; ngjyra të buta, pasteli të kombinuara me njëra tjetrën do t’ju japin një look fantastik.

Akrepi
Akrepat adhurojnë intensitetin, dhe asgjë nuk është më intensive se sa fije grafike të vendosura në vende të rastësishme e spontane, për të krijuar një pamje unike e të veçantë.

Shigjetari
Dukeqenëse njihen për moskokëçarjen e tyre, stili i Shigjetarit është miksimi i komfortisë dhe aventurës. Ju mund të lyeni disa fije rozë të bashkuar me ngjyrën tuaj natyrale.

Bricjapi
Me të gjitha projektet që ju merreni, padyshim që nuk keni kohë për t’u shqetësuar për flokët e tuaj. Një kombinim i ngjyrës së mjaltit me bjonden është perfekt për ju.

Ujori
Rebeli i Zodiakut, nuk pëlqen zonën e komfortit. Duhet të rrezikoni me ngjyrën tuaj duke eksperimentuar sa më shumë. Kur flasim për të papriturat, e gjelbërta do të ishte perfekte për ju.

Peshqit
Peshqit janë natyrë me imagjinatë të lartë. Ndaj, modeli që atyre do t’i përshtatej më së shumti do të ishte një dekolorim “lozonjar” me një ngjyrë të çmendur në rrënjën e flokut. Kjo do t’ju ndihmojë për t’u gjallëruar edhe më shumë.