MENU
klinika

"E qëllimshme për të krijuar destabilitet"

Skandali me pagat, Rama kërkon ndjesë: Të hetohet imtësisht

23.12.2021 - 13:44

Rama reagon për skandalin e pagave.

“Do doja të flisja për një vendim të rëndësishëm për një nismë të re të qeverisë ëpr të rritur në nnivel tjetër ndërveprimin me qytetarët por sot duke pasur parassyh ngjarjen e daljes në kanalet e komunikimit ëhatsap të të dhënave mbi pagat e kam të qartë që nsima do të humbte në vëmendjen tuaj, ndërkohë me plot të drejtë opinioni do të dijë qëndrimin tim për këtë çështje.

Nesër do bëjmë komunikim për nismën ndërkohë që sot ju kemi ftuar për të folur për ngjarjen e qarkullimit në rrjete e ëhatsapit për të dhënat e pagave.

Dua tu kërkoj ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private, ndërkohë dua të nënvizoj se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj shpresoj dhe i bëj thirrje organeve lizgjzbatuese prokurorisë ta kryejë këtë hetim me të gjithë kapacitetet.

Nga ana tjetër dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështire të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të mirë për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet, në një përpjekje që nuk është e para.”