Një ditë pas daljes së listave me emrat e 694.473 tatim-paguesve, ku përveç pagave të tyre, kartave të ID-së, ditën e sotme ka rrjedhur një tjetër listë, e muajit prill, ku veç të dhënave të tjera, identifikohen edhe numrat e celularit.
Edhe kjo listë po qarkullon me shpejtësi përmes rrjeteve të ndryshme sociale.
Sakaq, në mesin e emrave gjenden edhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të këshilltarëve.
Listën me pagën më të lartë në Kuvendin e Shqipërisë, e kryeson kryetari i Kuvendit, me pagën 228,730.00 lekë, që në këtë periudhë ka qenë në këtë detyrë Gramoz Ruçi.
I dyti në radhë vjen Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, me pagë 192,900.00 lekë.
Me rënd zbritës, pason deputetja Vasilika Hysi, me pagë 187,610.00 lekë, duke u ndjekur me po të njëjtën pagë nga deputi Myslim Murrizi. Taulant Balla figuron me pagë 180,286.00 lekë, ndërsa më pas vjen një tjetër punonjës, Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore, me pagë 174,400.00 lekë.
Mimi Kodheli figuron me pagë 164,609.00 lekë, ndërsa me po të njëjtën pagë figuron edhe Rudina Hajdaraj.
Sakaq, në mesin e emrave gjenden edhe emrat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe të këshilltarëve apo nëpunësve të tjerë.