MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Napoli e ka seriozisht blerjen e Marash Kumbullës

24.12.2021 - 13:22

Sirena të forta merkatoja për Marash Kumbullën. Është Napoli që kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar në merkaton e janarit. Mediat italiane në rubrikën e merkatos e kanë si lajm kryesor, teksa Napoli është futur në negociata për të përforcuar repartin e prapavijës.

Prioriteti i Napolit, duke marrë parasysh shitjen e Kostas Manolas tek Olympiacos dhe angazhimet e Kalidou Koulibaly në Kupën e Afrikës, është blerja e një qendërmbrojtësi. Parametrat mbeten ato të merkatos verore: një operacion huazimi me të drejtë blerjeje.

Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka vlerësuar tashmë Attila Szalai-n e Fenerbahçes dhe Davinson Sanchez-in e Tottenham-it, por emri i fortë është obsesioni i tij i vjetër: Marash Kumbulla, 21 vjeç, i pëlqyer gjithashtu nga klube të tjera, duke përfshirë Torinon.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është kërkuar edhe më herët nga Napoli, por ishte Roma ajo që bleu kartonin nga klubi i Veronës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duka takon personat me aftësi ndryshe

FSHF nuk harron tifozët: Faleminderit që na mbështesni!