Nga Martin
Jay “TRT World”
Pas poshtërimit gjatë një përplasjeje të ashpër me Britaninë, dhe tërheqjes në momentin e fundit, presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të përpiqet tani të rizgjidhet për një mandat tjetër në detyrë në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm.
Kërcënimi absurd i Makron për të bllokuar hyrjen e kamionëve britanikë nga portet franceze, nëse Londra nuk plotësonte kushtet e tij mbi një mosmarrëveshje në lidhje me zonat e peshkimit, krijoi një moment kritik, ku Makron e kuptoi se nuk kishte jo vetë mbështetjen e francezëve, por edhe atë të BE-së, dhe se Britania ishte e gatshme të përdorte Holandën si një alternativë për zbarkimin e kamionëve të saj në pjesën kontinentale të Evropës.
Sjellja agresive e Makron do të zemëronte jo vetëm Brukselin, por do ta bënte atë të dukej si një budalla përballë biznesit francez, që po dëmtohej gjithnjë e më shumë nga bojkoti që po i bënte Mbretëria e Bashkuar mallrave franceze nëpër supermarkete.
Për më tepër në rastin e kërcënimeve të Makron, ai nuk ishte në gjendje të tërhiqej shpejt nga bllofi që po luante, dhe kjo qasje po dërgon sinjale shqetësuese në Bruksel, se ai është jashtë kontrollit dhe po e kërcënon projektin evropian.
Fakti që shtetet e tjera anëtare janë të gatshme të shohin përpara dhe të bashkëpunojnë me Britaninë si një partnere tregtare fqinje e mirëpritur, e bën BE-në të duket e përçarë dhe praktikisht një projekt të dështuar. Por elita e BE-së në Bruksel, e ka një problem real me Makron.
Ai bëri lëvizjen e tij të fortë në fund të tetorit, duke sekuestruar një anije peshkimi britanike, në një përpjekje për të fituar vota në vend. Por krerët e komisionit të BE-së nuk janë të lumtur me lojërat e Makron, i cili luan rolin e liderit jozyrtar të unionit, me fjalimet dhe vizionin e tij mbi të ardhmen e BE-së.
Po Makron ka çuar shumë larg me këtë sjellje, duke e kaluar kufirin e besueshmërisë dhe shumë zyrtarë të BE-së shqetësohen se përplasjet e tij me Britaninë tani pas Brexit, po i bëjnë më shumë dëm sesa mirë besueshmërisë së projektit evropian.
Duke e demaskuar bllofin e tij, Boris Xhonson i shkaktoi të goditje të fortë Makron dhe fushatës së tij presidenciale. Në sytë e shumë francezëve, ai u duk i dobët dhe budalla. Shtypi francez e masakroi me komente, ndërsa kundërshtarët e tij ishin të lumtur të jepnin intervista për gazetat britanike.
Por sa dëm i ka bërë ai fushatës së tij? Disa analistë thonë se ka humbur shumë vota, pasi bllofi dështoi. Të tjerë që analizojnë gjendjen e përgjithshme të ekonomisë franceze, fajësojnë për situatën fanatikët pro-BE si Emanuel Makron.
Industria franceze nuk është më konkurruese, dhe ekonomia po vuan. Disa ekonomistë pretendojnë se qenia në eurozonë nuk po e ndihmon aspak Francën. Rritja e dobët ekonomike, taksat e larta, investimet e huaja të dobëta, dhe një ndjenjë e përgjithshme se Franca është mënjanuar nga disa prej marrëveshjeve të mëdha që ndodhin në mbarë botën, janë të gjitha së bashku një simptomë e përgjithshme e rënies së peshës së këtij vendi në arenën ndërkombëtare.
Tek e fundit, kush mund t’i fajësojë australianët që nuk blenë nëndetëset e vjetruara franceze me motorë nafte? Edhe në Afrikë, ku prania e Francës nënvizohet gjithmonë nga ata që dëshirojnë ta mbrojnë nga kritikat, ku vend po humbet ndikimin dhe bizneset që ka atje.
Në Mali, politika aktuale e Francës është të apelojë ndaj OKB-së për ta ndihmuar në ruajtjen e rendit, në mënyrë të mund të vijojnë aktivitetin kompanitë franceze,dhe qytetarët francezë të kenë një masë të caktuar mbrojtjeje kundër militantëve islamikë.
Në Afrikën e Veriut, ku Franca kishte një ndikim real për shkak të kolonizimit, e ka humbur gjatë presidencës Makron si Marokun ashtu edhe Algjerinë, si partnerë kryesorë në mosmarrëveshjet e fundit. Kërcënimi për të bllokuar kamionët britanikë që hyjnënë Francë ishte si një fitil i ndezur në erë.
Makron është në panik, pasi po nis të ndihet nisja e një vale të re protestash në Francë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, dhe ndikimit në rënie të vendit në mbarë botën. Makron nuk ka një formulë magjike për ta përshpejtuar rritjen ekonomike, dhe njerëzit janë të lodhur nga euro-retorika e tij që dikur botohej edhe në gazetat britanike.
Refuzimi nga Komisioni Evropian për të mbështetur planin e tij të keq-konceptuar për t’i “dhënë Britanisë së Madhe një leksion mbi Brexit”, ishte një shenjë se Makron nuk gëzon më mbështetjen e palëkundur të Brukselit.
Problemi për ata që drejtojnë organet kryesore të BE-së si Ursula Von Der Lejen, një shtetase gjermane, është se shumë prej tyre janë të vetëdijshëm se me largimin e Angela Merkel nga drejtimi i qeverisë gjermane, Makron do ta shohë tani veten si udhëheqësin e projektit evropian.
Në rast se ai nuk do të arrijë të fitojë një mandat të dytë si president, ironia është se do të kërkojë nga BE një post të lartë si një lloj shpagimi. Pasi kjo është mjerisht mënyra se si e konsiderojnë projektin shumë liderë të BE-së, jo shumë ndryshe nga një lloj skeme pensioni, të cilët ata e përfitojnë duke ruajtur ndikimin e tyre politik. / bota.al