MENU
klinika

Nën hetim 38-vjeçari

Sekuestrohen rreth 200 fishekzjarrë në Durrës

25.12.2021 - 12:48

Policia e Durrësit ka sekuestruar në Port dy kuti me lëndë plasëse piroteknike, duke proceduar penalisht poseduesin, 38-vjeçarin me banim në Dibër.

Gjatë kontrolleve të shtuara në Port, policia ka zbuluar në një mjet 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e futjes në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, dhe tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin