27.12.2021 - 10:08
Vijojnë kërkimet për 49-vjeçarin Tofik Xhika që dyshohet të jetë mbytur mbrëmjen e djeshme në ujërat e lumit Drin në Dibër.
Mësohet se Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin. Pasditen e djeshme dhe gjatë natës kanë kërkuar rreth 200 burra, dhe forcat e policisë, por pa rezultat.
Kërkimet po vijojnë me gomone nga disa banorë në brigjet e Drinit. Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet. Banorët kërkojnë ndihmën e polumbarëve, pasi kanë kërkuar në një gjatësi prej 2 km, dhe nuk kanë mundur ta gjejnë.