Bujar Lezaj, i arrestuar dje nga Policia e Tiranës si një person i përfshirë në vrasjen e “baronit të drogës” Behar Sofia, ka dalë sot në gjyq. Gjykata e Posaçme në seancën paraprake ka dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, shkruan newsbomb.al.
Ky shtetas është arrestuar në burgun e Fushë Krujës pasi aty ndodhej për dhunë në familje dhe priste të lirohej. 45 vjeçari është përlotur në sallën e gjyqit dhe ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Sofisë dhe në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.
“Nuk kam lidhje me vrasjen e Behar Sofisë dhe as me vrasje të tjera. Për pak ditë do të fitoja lirinë”, ka thënë Bujar Leza.
Kujtojmë se, Befar Sofia u ekzeutua në mes të Tiranës më 25 shkurt 2021, pak momente pasi kishte dalë nga kafja. Në lidhje me ngjarjen u arrestua Ernejt Shyti, autori i ngjarjes dhe bashkëpuntorët e tij Xhuljo Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha. Dje me urdhër të SPAK u prangos dhe Bujar Leza. Shyti, tha sei ishin premtuar 50 mijë euro për ekzekutimin e Sofisë.
SPAK e akuzon Bujar Lezajn për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.