MENU
klinika

Nxirret nga rrënojat 30-vjeçari i fundit

Genova/ Shkon në 42 numri i viktimave

18.08.2018 - 16:17

Ka arritur në 42 numri i viktimave i tragjedisë së urës Morandi në Genova.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Mirko Vicinin, 30 vjeç. Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë.

Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezutloi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditësh qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndërkohë që sot fatkeqësisht mësoi lajmin e  vdekjes së djalit të saj.

ura genova-rrenojat

Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje.

Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj tragjedie humbën jetën edhe 2 shtetas shqiptarë,  Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 32 vjeç.

E ndërtuar në vitet ’60, ura “Morandi” ishte një nyje kyçe e autostradës A10, që lidh Italinë veriperëndimore me Francën, duke përshkuar lumin Polcevera, në Genovën qendrore.

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj