27.12.2021 - 21:13
Nga Kavaja, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Laçit për të dorëzuar çelësat e banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.
Vetë Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme, pamje nga blloku i ri i banimit në Laç ku pritet të strehohen qytetarët që mbetën në qiell të hapur dy vite më parë.
“Gati për rikthimin e 500 familjeve të prekura nga tërmeti në Laç”, shkruan kryeministri Edi Rama.