27.12.2021 - 23:00
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se më 5 janar nëse Lulzim Basha nuk ikën nga zyra do të shkojën butësisht dhe paqësisht do t’i paketojnë ato që ka pa i dëmtuar gjërat e tij në një adresë që dëshiron ai.
Berisha: Butësisht dhe paqësisht përmbaruesi do t’i shkojë në zyrë. Do t’i thotë: Deputet Basha kjo nuk është zyra e një deputeti por e një kryetari. Do t’i thotë ju lutem deputeti Basha lironi zyrën. Uroj që të ketë nxjerrë mësim dhe të dëgjojë, përndryshe butësisht dhe paqësisht do t’i paketojnë ato që ka pa i dëmtuar gjërat e tij, e t’ja dërgojnë në një adresë ku të dëshirojë.