MENU
klinika

“Transparencë dhe drejtësi”

Rama: Çdo apartament i ndarë me short publik

28.12.2021 - 12:54

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar edhe një postm tjeter rindërtimit. Ai shkruan se transparenca dhe drejtësia nuk ka munguar aspak gjatë ndarjes së apartamenteve të Rindërtimit.

Rama thotë se çdo apartament është ndarë ne short publik, teksa shkruan se dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës.

“TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë🤝

Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik😍

Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin🤮

Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisjes https://shqiperiaqeduam.al 🇦🇱”shkruan Rama.