28.12.2021 - 16:27
Fermerët e fshatit Kafaraj në Fier janë ngritur në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer në lidhje me dëmet që u është shkaktuar nga përmbytjet e fundit.
Pasi protestuan para bashkisë ato më pas janë takuar me kryebashkiakun, Armando Subashi ku dhe i paraqitën një peticion dhe kërkesë për kompensimin e dëmeve që shkaktuan përmbytjet.
Sipas tyre rreth 32 ha sera luleshtryedhe janë dëmtuar. Prej përmbytjeve në 12 dhjetor I dëmtuan rreth 62 fermerë në Frakull dhe Kafaraj.
Pas takimi me Subashin, kreu i sindikates se fermereve te bashkuar Eduart Sharka tha se vlera e demit shkon rreth 300 milion leke dhe sipas ligjit një pjese të këtij demi kërkohet sipas ligjit te dëmshpërblehet nga bashkia Fier./