MENU
klinika

Detajet

Shifrat/ 229 efektivë policie në hetim për vepra të ndryshme penale

28.12.2021 - 18:17

238 shtetas në të gjithë vendin, mes të cilëve 229 efektivë policie janë nën hetim nga Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për vepra të ndryshme penale.

Burime bëjnë me dije se shifrat e policëve të kallëzuar në Prokurori janë të periudhës 9- mujore janar-shtator 2021.

Mësohet se 67 prej efektivëve në hetim janë policisë të nivelit të parë, në rang drejtuesish. Ndërsa 162 punonjës policie janë të nivelit zbatues. Po ashtu në listë janë edhe 4 punonjës civil, 3 efektivë të Gardës dhe 2 punonjës të PMNZH-së.

Kujtojmë po ashtu se disa efektivë janë implikuar në ngjarje kriminale. Dy javë më parë agjenti i krimeve në Policinë e Dibrës, Arbër Sula, vrau me armën e shërbimit 29-vjeçarin Jurgen Duka, pas sherrit se kush do të paguante i pari në market. Polici vijon të jetë ende në kërkim.

Ndërkaq, dy ditë më parë dy efektivë u pezulluan nga detyra në kryeqytet pasi u vunë nën hetim për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”. Ndërkaq në vitet e fundit nuk kanë qenë të paktë policët e raportuar si të përfshirë në kultivimin e kanabisit.