MENU
klinika

“Edhe nëse do Macron…”

Paskal Milo “zbërthen” skenarët për fatin e negociatave: Nuk besoj të çelen në mars

29.12.2021 - 10:51

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, foli për ngjarjet që pritet të ndodhin në Ballkan gjatë vitit 2022, si dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sa i takon zhvillimeve të fundit në Bosnje, ish-ministri shqiptar rrëzoi skenarin e një lufte.

“Serbia nuk është e interesuar për një tjetër përplasje në rajon. Retorika e Dodikut është e lidhur me forcimin e pozitave të tij dhe nxitjen që ka nga Beogradi për ta bërë këtë lojë të fortë dhe që lidhet edhe me mbështetjen e Rusisë, që ta ngrenë tensionin dhe kundër balancojë, ndoshta pse jo edhe konfliktin që po majiset në Ukrainë. Rusia është e trembur që mund t’i afrohet NATO në kufi”, tha Milo në emisionin “Log”.

Më tej, ish-ministri Milo komentoi edhe faktin nëse do të liberalizohen ose vizat për shqiptarët e Kosovës në vitin 2022. “Me shpresë që “PO”, duhet t’i japin Kosovës diçka”, u shpreh ai.

Po negociatat a do të çelen për Shqipërinë në mars? “Në mars nuk e besoj, sepse Bullgaria po nuk hoqi veton, edhe nëse do Macron…”, deklaroi ish-ministri i Jashtëm.