29.12.2021 - 11:25
Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Kretën.
Mediat greke bëjën me dije se tërmeti ka qenë me madhësi 5.7 Righter dhe se është ndjerë më së shumti në Heraklion dhe Lassithi.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 07:08 të mëngjesit dhe ka qenë me magnitudë 5.7 ballë .
Epiqendra e tij ishte në det dhe konkretisht 34 kilometra në perëndim , në jugperëndim të Arvit, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 43 kilometra.
Sipas dëshmive, tërmeti ka qenë intensiv dhe ka zgjatur disa sekonda.
Banorët janë zgjuar të tmerruar ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme materiale.