MENU
klinika

“Po punojmë për standard më të lartë”

Çela: Prioritet mirëfunksionimi i sistemit!

29.12.2021 - 14:25

Në mbledhjen e parë të përbashkët të organeve të drejtësisë, kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh se strukturat po punojnë për të arritur standard në drejtësi dhe se prioritet mbetet mirëfunksionimi i shtetit dhe jo karriera.

Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu theksoi se që sistemi të funksionojë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes strukturave.

“Nëse sot e vlerësojmë situatën në pikëpamje numerike, harrojmë një fakt të rëndësishme që perceptimi i punës nga opinion publik apo kërkesat që duhet tu përgjigjemi edhe në nivel ndërkombëtar, nuk i marrin në konsideratë, problemet tona të brendshme apo nevojat tona të brendshme.

Nga ne kërkohet të performojmë dhe çdo vendim që merret në karrierën e magjistratëve ndikon tek performanca. Ndaj mendoj që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të qëndrojnë në afër në rregullimin e këtyre problemeve. Në disa raste Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme do të duhet të kishte një qasje më bashkëpunuese. Vlerësoj se ka një keqkuptim të madh mes këtij raporti. Është thelbësore që ne të jemi afër dhe këto takime janë të rëndësishme për të diskutuar. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të pamundur për t’ju përgjigjur boshllëqeve që ka sistemi sa i përket vakancave. Nëse duam që ky sistem të funksionojë nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunojmë”, tha më tej Çela.