MENU
klinika

Nga memoria tek shëndeti i syve

5 benefite të boronicave

30.12.2021 - 09:43

Boronicat bëjnë pjesë tek super ushqimet më të vlerësuara: falë antioksidantëve që përmbajnë janë një medikament i vërtetë anti-plakje. Por jo vetëm! Zbuloni të gjitha benefitet e tyre më poshtë dhe sasinë që rekomandohet.

Këto kokrra të vogla me ngjyrë blu-vjollcë, boronicat hyjnë tek super ushqimet më të vlerësuara për sa u përket vlerave nutricionale. Benefitet e tyre të vlerësuara nga shumë ekspertë, u atribuohen antcioane-ve të cilat bëjnë pjesë në familjen e çmuar të bioflavonoideve. Së bashku me antocioanet, të përqëndruara sidomos në lëkurën e boronicave, substanca si kuercetina, rezveratroli, acidi organik dhe vitamina C kompletojnë ‘skuadrën magjike’ të antioksidantëve që e bëjnë këtë frut një ilaç të vërtetë e të çmuar.

Veç të tjerash është shumë i shijshëm dhe mund të përdoret me lehtësi në shumë receta kuzhine. Boronicave blu iu janë atribuuar ndër vite shumë suksese në fushën e vlerave klinike dhe mbrojtëse. Benefitet më të rëndëishme të dokumentuara të tyre do t’i lexoni më poshtë.

Veti antioksidante

Konsumi i përditshëm i boronicave është i çmuar për të mbrojtur qelizat nga plakja, kjo e fundit e nxitur nga oksidimi i radikaleve të lria. Por, përveç plakjes së lëkurës, boronicat janë shumë efikase edhe në funksionalitetin e trurit duke rregulluar aktivitetin e receptorëve të ndryshëm. Në pak fjalë, konsumi i tyre mban të ri trurin tonë.

Benefite për memorien

Konsumi i rregullt i tyre mund të përmirësojë aftësinë për t’u përqëndruar, por sidomos memorien tek të moshuarit ose personat me strese të veçanta. Dhe ky aktivitet derivon nga kapaciteti për të kontrolluar inflamacionin dhe plakjen e qelizave nervore.

Benefite për shëndetin e zemrës

Një tjetër funksion i rëndësishëm i boronicave blu, falë prezencës së madhe të antocianinës, është ai i ruajtjes së funksionalitetit kardio-vaskular. Konsumi i rregullt i këtyre frutave mund të reduktojë rrezikun e infarktit të miokardit, nivelet e kolesterolit, triglicerideve dhe ngurtësimin e enëve të gjakut.

Benefitet për sytë

I njëjti veprim mbrojtës si mbi sistemin vaskular kardiak, është dokumentuar gjithashtu edhe për enët e gjakut të syrit. Konsumi i boronicave blu, mund të mbrojë në mënyrë perfekte shëndetin e sistemit vaskular retinik, duke e mbrojtur nga plakja dhe dëmtimet e vazhdueshme të rrezatimit ultravjollcë. Një super avantazh për shikimin tonë!

Benefite për linjat dhe muskujt në veçanti

Megjithëse  ende në fazë eksperimentale, konsumi i rregullt i boronicave duket se kontribuon në ruajtjen e peshës trupore, duke reduktuar oreksin dhe duke përmirësuar metabolizmin e sheqernave. Më të dokumentuara janë efektet e boronicave në mbrojtjen e muskujve nga dëmtimet e shkaktuara nga ushtrimet intensive fizike. Pra, nëse jeni atlet ose praktikoni ushtrime fizike, këto kokrra të vogla ju ndihmojnë të mbani muskujt dhe ligamentet tuaja të shëndetshme.

Sa boronica duhet të hamë në ditë?

Ndryshe nga shumë fruta të tjera, sipas studimeve të ndryshme farmakokinetike, sasia e përbërësve të aftë për të ushtruar një efekt mbrojtës mund të arrihet thjesht duke konsumuar 120 gramë fruta në ditë.

Konsumi i ½ litri lëngu boronicash në ditë mund ta dyfishonte përmbajtjen e antioksidantëve dhe në veçanti të kuercetinës në gjak duke siguruar një mburojë të vërtetë kundër radikaleve të lira të oksigjenit.

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?