MENU
klinika

Kundravajtje në autostradën Tiranë-Elbasan

E pëson “keq” shoferja, merr gjobë dhe i hiqet patenta

30.12.2021 - 12:10

Një video ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku shihej  një mjet kundravajtje në aksin Tiranë-Elbasan.

Policia ka identifikuar mjetin dhe për këtë është ndëshkuar shtetasen M.H., e cila ditën e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan me mjetin “Volkswagen” ka qarkulluar në krahun e kundër, duke rrezikuar kështu edhe drejtuesit e tjerë.

Bëhet me dije se e reja është ndëshkuar me 5000 mijë lekë gjobë, si dhe i është hequr leja e qarkullimit (patenta) për 12 muaj.